Misioni i Ancestry është të lidhë secilin me të kaluarën e tij, në mënyrë që të zbulojë, ruajë dhe shpërndajë historitë unike familjare të tyre. Anëtarët e Ancestry formojnë një komunitet të veçantë që angazhohet dhe bashkëpunon në historitë familjare, krijon lidhje të reja, komunikon dhe shpërndan përmbajtje. Historitë familjare lulëzojnë kur komuniteti respekton udhëzimet që nxisin angazhim dhe mirëkuptim mes anëtarëve të Ancestry. Pavarësisht nëse udhëtimi juaj fillon me ADN ose historinë e familjes, dëshirojmë që kushdo të ndjehet i mirëpritur në komunitetin tonë Ancestry.
Këto udhëzime zbatohen për të gjithë përmbajtjen që dërgoni, ngarkoni ose vendosni në Ancestry, edhe nëse nuk bashkëndahet me të tjerët. Nëse hasni diçka që shkel këto udhëzime, cënon të drejtat tuaja ose përmban materiale të paligjshme, ju lutemi na kontaktoni ose paraqisni një raport në internet dhe do të bëjmë sa mundemi për të trajtuar situatën. Për informacion mbi llojet e ankesave që mund të bëni, si dhe procesin tonë të zgjidhjes, shihni këtu. Ju falemnderit që jeni pjesë e komunitetit!
Aksesi dhe siguria e faqes në internet
Ndërsa përdorni llogarinë tuaj në Ancestry ose ndonjë Shërbim të Ancestry:
- Duhet të veproni në përputhje me të gjitha ligjet e zbatueshme.
- Duhet të keni llogarinë tuaj në Ancestry dhe të zgidhni një emër të përdoruesit dhe fjalëkalim unik.
- Nuk mund t’i jepni fjalëkalimin e llogarisë tuaj në Ancestry dikujt tjetër.
- Nuk do të lejoni një fëmijë nën moshën 13 vjeç të botojë informacion ose të vendosë përmbajtje përmes llogarisë tuaj në Ancestry.
- Duhet të jepni informacion të vlefshëm dhe të plotë të kontaktit, përfshirë një adresë email-i të vlefshme.
- Nuk mund të zgjidhnin një emër të përdoruesit që është urryer, i turpshëm, ose përndryshe i papërshtatshëm, siç përcaktohet nga Ancestry, vetëm sipas gjykimit të saj.
- Nuk duhet të shtrembëroni kurrë identitetin tuaj, as ndaj Ancestry as ndaj përdoruesve të tjerë.
- Nuk duhet të ndërhyni ose të tentoni të ndërhyni me Shërbimet, përfshirë përdorimin e ndonjë programi softuer, virusi ose rutine për të bllokuar, errësuar, modifikuar ndonjë Përmbajtje ose faqe në internet të Ancestry, ose të shkatërroni softuerin, harduerin ose pajisjet e telekomunikacioneve të një personi tjetër.
- Nuk duhet të shpërndani përmbajtje ose të komunikoni në një mënyrë që e dini se është e rremë ose mashtruese, përfshirë shtirjen si një person tjetër, keqinterpretimin e përkatësisë tuaj me një person ose njësi (përfshirë Ancestry), duke pretentuar në mënyrë të rremë një miratim që nuk e keni ose keqinterpretimin se jeni një punonjës ose përfaqësues i Ancestry ose familjes së kompanive të saj.
Siguria e Komunitetit dhe Përmbajtja e Ndaluar
Ju lutemi kini parasysh se Shërbimet tona përmbajnë materiale, përfshirë imazhe historike, dokumente dhe rrëfime, të cilat disa përdorues mund t’i konsiderojnë polemike ose shqetësuese. Ndërsa përmbajtja mund të ruhet për vlerën e saj historike dhe lidhjen faktike me pemët familjare, synojmë të gjejmë një ekuilibër mes ruajtjes historike dhe standardeve të komunitetit. Inkurajojmë përdoruesit të jenë të kujdesshëm ndaj të tjerëve dhe mund t’ju kërkojmë të hiqni përmbajtje të caktuar ose ta bëni pemën tuaj familjare private. I japim përparësi trajtimit të përmbajtjes dhe sjelljes që është e paligjshme, kërcënuese, e dëmshme ose abuzive, duke përfshirë, por jo vetëm:
- Përmbajtje poshtëruese, shpifëse, vulgare, urrejtjeje, shpifëse, mashtruese ose fyese.
- Përmbajtje që nxit ose paraqet urrejtje ose dhunë ndaj ndonjë individi ose grupi.
- Përmbajtje seksualisht të qartë, pornografike ose pushtuese.
- Përdorimi i Shërbimeve tona për të ndjekur, keqpërdorur, ngacmuar, kërcënuar ose sulmuar verbalisht ndonjë përdorues.
- Abuzimi personal ndaj punonjësve të Ancestry ose ndikimi në burimet kompjuterike të Ancestry.
- Përmbajtje që publikon në mënyrë publike informacion personal, pronësor ose konfidencial të ndonjë personi të gjallë pa lejen e tyre, si p.sh. fotografi të personave të gjallë, dokumente gjyqësore të pa-aksesueshme, informacion financiare të ndjeshëm ose informacion të kontaktit. Në rastin e të miturve, do t’ju duhet pëlqimi i prindit ose kujdestarit të tyre.
Kemi një politikë zero tolerancë për përmbajtjen e paligjshme, veçanërisht materialet për abuzimin seksual të fëmijëve (CSAM) dhe përmbajtjen që promovon terrorizmin. Mund të përdorim procese për të monitoruar dhe hequr këtë përmbajtje, duke përfshirë:
- Mirëmbajtjen e një mjeti të thjeshtë në internet për raportim dhe një numër telefoni për t’u mundësuar përdoruesve të raportojnë përmbajtjen tek ekipet tona të moderimit; dhe
- Trajnimin e ekipeve të moderimit të përmbajtjes për të hetuar dhe hequr me shpejtësi këtë përmbajtje sapo të marrin dijeni për të;
- Përdorimin e "teknologjisë së përputhjes së hash-eve" për të skanuar në mënyrë proaktive dhe për të sinjalizuar për rishikim të mëtejshëm përmbajtjen që mund të përfshijë abuzim ose shfrytëzim seksual të fëmijëve;
- Kufizimin e aksesit në disa funksione vetëm për përdoruesit me pagesë, si dhe verifikimin e identitetit të përdoruesve në periudhë prove dhe abonentëve për të luftuar mashtrimet;
- Kufizimin e llojeve të mediave që mund të shpërndahen përmes mesazheve direkte (p.sh. jo ndarje videosh); dhe
- Lejimin e përdoruesve të bllokojnë përdorues të tjerë dhe të fikin mesazhet nga përdorues të tjerë.
Respekti për pronësinë intelektuale
Ndërsa përdorni llogarinë tuaj në Ancestry dhe Shërbimet e Ancestry, nuk do të:
- Paraqisni, vendosni ose bashkëndani ose përndryshe jepn përmbajtje që është e mbrojtur nga e drejta e autorit ose marka tregtare, përveç kur keni leje të shprehur nga pronari i të drejtës së autorit ose markës tregtare të një përmbajtje të tillë. Lexoni Politikën tonë të së drejtës së autorit për më shumë informacion. Ju lutemi vini re se nëse ndani Përmbajtjen tuaj publikisht, përdoruesit e tjerë mund të kenë akses dhe të përdorin Përmbajtjen tuaj si pjesë ose në lidhje me Shërbimet. Nuk na kërkohet të heqim asnjë Përmbajtje tuaj pasi të jetë shpërndarë publikisht.
- Riprodhoni, të bëni inxhinierimin e kundërt ose të shisni ndonjë pjesë të Shërbimeve të Ancestry (përfshirë takëmet e analizave të AncestryDNA) ose Përmbajtjen e Ancestry Content, ose të shkarkoni të dhëna sistematikisht nga bazat e të dhënave të Ancestry për të bërë ose populluar një bazë tjetër të të dhënave për një qëllim tjetër.
- “Lidhni thellë” ose të kuadroni, lidhni në linjë ose pasqyroni ndonjë pjesë të ndonjë Shërbimi të Ancestry pa lejen me shkrim të Ancestry.
- Bashkëndani, shpërndani, botoni ose zbuloni ndonjë përmbajtje, funksionalitet ose informacion që keni marrë përmes programeve të aksesit të hershëm, analizave beta, versioneve paraprake ose funksionaliteteve të tjera para hedhjes në treg, pa autorizimin paraprak me shkrim të Ancestry.
Komunikimet e padëshiruara nuk lejohen
Nuk mund të përdorni llogarinë tuaj në Ancestry ose Shërbimet e Ancestry (ose ndonjë informacion të marrë përmes Shërbimeve) për të vendosur ose vënë në dispozicion ndonjë reklamim, materiale promocionale, postë të pavlefshme, të padëshirueshme, letra zinxhir ose ndonjë formë tjetër të kërkesës.
Find a Grave
Ndёrsa pёrdorni Find a Grave, ju lutemi mbani mend kёto udhëzime shtesё:
- Mos abuzoni mjetet pёr tё sugjeruar korrigjime ose shtesa ose pёr t’u dёrguar mesazhe anёtarёve tё tjerё tё Find a Grave rreth pёrkujtimoreve qё menaxhojnё.
- Ju lutemi jeni tё ndjeshёm ndaj kuptimeve tё ndryshme kulturore tё vendeve tё varrimit, varrezave dhe tё tё vdekurve. E kuptojmё se disa komunitete indigjene pёrpiqen tё nderojnё dhe tё shёnojnё varret e tyre, ndёrsa tё tjerё nuk dёshirojnё qё varret e tyre tё gjenden, tё fotografohen ose tё botohen publikisht. Mos postoni, transmetoni ose shfaqni pёrmbajtje qё merret nga ose u pёrket tokave tё njohura si federale dhe/ose shtetёrore tё amerikanёve vendas dhe/ose anёtarёve amerikanё vendas pa pёlqimin dhe lejen e shprehur tё komunitetit, njerёzve ose kombin fisnor pёrkatёs dhe qё ka lidhje ose nёse nuk jeni njё qytetar ose pёrfaqёsues i autorizuar i atij kombi fisnor.
Detaje ligjore
Udhëzimet e Komunitetit të Ancestry zbatohen për të gjithë përdoruesit e faqeve të internetit, shërbimeve dhe aplikacioneve celulare që lidhen me këto Udhëzime të Komunitetit (përfshirë Ancestry, AncestryDNA, Newspapers.com, Find a Grave, Fold3, Forces War Records, Archives, WeRemember dhe AncestryPreserve) dhe kanë për qëllim t’ju mbrojnë ju dhe gjithë komunitetin e Ancestry. Çdo term me shkronja të mëdha i përdorur në këto Udhëzimet të Komunitetit do të ketë të njëjtin kuptim siç përcaktohet në Ancestry Kushtet e përgjithshme dhe Deklaratën e konfidencialtietit.
Ndërsa këto Udhëzime janë të gjera, nuk janë të plota. Ancestry ndalon përdoruesit e Shërbimeve nga përfshirja në ndonjë veprimtari që Ancestry, vetëm sipas gjykimit të saj, përcakton se është ofendues, ndërhyn me të drejtat e të tjerëve ose i shkakton dëm ndonjë personi ose njësie. Ancestry nuk mund të jetë përgjegjëse për përmbajtjen që përdoruesit tanë krijojnë dhe shpërndajnë në komunitet, por rezervojmë të drejtën të heqim çdo vendosje ose komente që shkelin këto udhëzime ose Kushtet e përgjithshme tona.
Shkeljet ose kundravajtjet e rënda ose të përsëritura do të bëjnë që përdoruesit përgjegjës t’i hiqet llogaria, vetëm sipas gjykimit të Ancestry.